Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas tensioneve të shtuara në mes Rusisë dhe Ukrainës, ka treguar mbështetjen e vedit për këtë të fundit, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Twitter ajo ka trguar qëndrimin e Kosovës në raport me shtetin e Ukrainës.
“Republika e Kosovës është me Ukrainën”, shkruan Osmani.
Një qëndrim të njëjtë më herët kishte treguar edhe sekretari i ShBA-së, Antony Blinken, i cili shkroi se Shtetet e Bashkuara janë me Ukrainën.
Ndërsa, rikujtojmë se Ukraina nuk bën pjesë në shtetet që e njohin shtetësinë e Kosovës.
The Republic of Kosovo stands with Ukraine.
????????????????#StandWithUkraine https://t.co/sNhSPqcIZF— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 22, 2022