Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të stacionit policor në Gjakovë, pas pranimit të informacioneve për dyshimin e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga disa persona, kanë ndërmarr veprime të shpejta hetimore dhe operacionale për identifikimin e tyre.
Sipas organeve të sigurisë, dy persona të dyshuar janë arrestuar.
“Mbrëmë rreth orës 19:00, në rr. “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit (APEX).
Kusre, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë./Gazeta Enigma/