Klubi Futbollistik “Drita” ka barazuar në miqësore me skuadrën ukrainase, Chornomorets Odessan.
Ndeshja e zhvilluar në Antalia të Turqisë u mbyll baras 1:1.
Marko Simonovski ishte i pari që hapi serinë e golave në minutën e 30-të për nënkampionen kosovare.
Megjithatë, mysafirët barazuan shifrat katër minuta pa u mbyllur koha e rregullt e takimit nga penalltia.
Drita në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror po aranzhon ndeshje kontrolluese.
/GAZETA ENIGMA/