Ritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka ndikuar që shumë prej shkollave të kalojnë në mësim online, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Ministria e Arsimit ka deklaruar se nuk do të mbyllen të gjitha shkollat, por vetëm në ato shkolla ku mund të ketë të infektuar nxënës dhe mësimdhënës, ajo shkoj do të filloj me mësim online.
Në mësim online ka kaluar edhe shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se pas rrethanave të krijuara në shkollë nga virusi COVID-19 dhe numrin e madh të rasteve të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar, Task Forca e shkollës mori vendim që mësimi të vazhdojë me SKENARIN C (online) nga data 24.01.2022 deri më 31.01.2022”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle publikuar në rrjetin social Facebook.Më herët, edhe disa shkolla të tjera në kryeqytet. Por edhe në komuna të tjera të Kosovës, njoftuan se do të kalojnë në mësimin online nga e hëna”, është bërë e ditur nga kjo shkollë.
Për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, shkolla e mesme e ulët “Mehmet Gjevori” në Prishtinë do të kalojë në sistemin online. Kështu është bërë e ditur nga kjo shkollë./Gazeta Enigma/