Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka deklaruar është në përkrahje të Ukrainës, e cila pritet të ketë sulme nga Rusia, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ndërsa, SHBA-ja ka paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën, ndërsa tashmë ka shtuar edhe numrin e forcave ushtarake pranë kufirit dhe ka rreshtuar shumë automjete ushtarake, gati për luftë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë qëndron me Ukrainën”, shkruan Ambasada Amerikane në Prishtinë.
I #StandWithUkraine. @StateDept stands with Ukraine. The United States stands with Ukraine. https://t.co/7Vj0amAf22— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) January 22, 2022
Tutje, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në profilin e sajj në Twitter të shtunën e 22 janarit, ka treguar se cili është pozicioni i Kosovës rreth konfliktit që mund të ndodhë në mes të Ukrainës dhe Rusisë.
Kosova tashmë ka bërë të qartë se qëndron me Ukrainën, kundër trashëgimtares së Bashkimit Sovjetik — Rusisë.
“Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”, ka shkruar Osmani, duke shpërndar një “tweet” të MPJ-së së Ukrainës, ku tregohet se si forcat ruse janë mbledhur rreth kufijve.
#OTD in 1990, >400k Ukrainians???????? joined hands from Kyiv to Lviv to demand independence. It was our first #UkrainianWave. Today we face more than 100k ???????? troops at our border. Join us for a new #UkrainianWave to support our right to choose our own path!
RT #StandWithUkraine + ???? pic.twitter.com/4eeEsAJ73M— MFA of Ukraine ???????? (@MFA_Ukraine) January 22, 2022
Ukraina ka qenë pjesë Bashkimit Sovjetik deri më 1991 kur edhe u shpërbë shteti në të cilin ndodhi Revolucioni i Kuq i Tetorit.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ukrainasit dhe rusët janë një popull, ndërsa liderët e shtetit të Ukrainës, sipas Putinit, po drejtojnë një projekt “anti-rus”.
Këto dy shtete kanë pasur konflikt edhe më herët. Në vitin 2014, Rusia e aneksoi Krimenë – Krahinë e Ukrainës deri në atë kohë.
Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, lidhur me konfliktin që mund të ndodhë së shpejti – sipas situatës aktuale – ka thënë se nëse Rusia e sulmon Ukrainën do të ketë sanksione të mëdha, megjithatë ka bërë me dije se SHBA nuk do të përfshihet ushtarakisht në këtë konflikt./Gazeta Enigma/