Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 300 euro dhe me ndalim të vozitjes për tre muaj

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 300 euro dhe me ndalim të vozitjes për tre muaj

Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobë prej 300 eurove dhe i ka ndaluar për tre muaj drejtimin e mjetit një personi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar gjatë vozitjes, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë ishte duke drejtuar automjetin me 144 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 144 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles