Sot Projektligji për Policinë Ushtarake në FSK ka qenë temë diskutimi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë mbledhje, komisioni ka miratuar projektligjin në fjalë, si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit.
Këto projektligje u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e parë. / Gazeta Enigma.