Kuvendi mban seancë sërish të mërkurën dhe të enjten

Kuvendi mban seancë sërish të mërkurën dhe të enjten

Një javë dinamike e pret Kuvendin e Kosovës, pas pauzës disa javore, raproton Gazeta “Enigma”.

Përpos seancës së sotme, Kuvendi pritet të mblidhet edhe të mërkurën dhe të enjten.

Kryesia, po ashtu mori vendim që seanca e jashtëzakonshme për debat parlamentar me temën: gjendja e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues, të mbahet ditën e enjte me fillim nga ora 11.

“Pas seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi do të vijojë me seancë të rregullt plenare, në të cilën është paraparë që të zhvillohen dy debate, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve. Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj”, thuhet tutje në njoftimin e Kuvendit. / Gazetaa Enigma.

Related Articles