Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, përmes një fotografie në Facebook, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Kastrati ka thënë se e ka fikur këmba e operuar për të mos arritur të përballet me kryeministrin Kurti, të cilin e ka quajtur mashtrues.
“As Maqedonia, as Shqipëria, as Mali i Zi, as Serbia nuk e kane shtrenjtu rrymën sa ju e as nuk kanë apliku reduktime në masën që ju bëni edhe pse kriza globale vlen edhe për këto shtete”.
“Për shkak të paaftësisë tuaj i morrët në qafë qytetarët o fëmijë të përgazët, o rrenca me këtë shtrenjtim po e futni në fukarallëk ekstrem qytetarin e Kosovës”, ka shkruar ai ndër të tjera. /Gazeta Enigma/.