Aktorja kryesore e filmit të suksesshëm kosovar “Zgjoi”, Yllka Gashi, ka njoftuar se të enjten (nesër) fillon votimi i anëtarëve të Akadamisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022, raporton Gazeta “Enigma”.
Gashi me këtë rast kërkoi mbështetjen e të gjithëve gjatë fazës së garës.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.
Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.
Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.
Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!! / Gazeta Enigma.