Vizita e Escobar dhe Lajçak në Kosovë, deklarohet Departamenti Amerikan

Vizita e Escobar dhe Lajçak në Kosovë, deklarohet Departamenti Amerikan

Departamenti amerikan i Shtetit, byroja e çështjeve europiane dhe euroaziatike, ka njoftuar zyrtarisht tashmë se i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Prishtinën javën e ardhshme, raporton Gazeta “Enigma”.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, nga ky departament kanë theksuar se Gabriel Escobar do t’i bashkohet kryenegociatorit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçakut, për të shtyer përpara çështjen e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

”I dërguari amerikan, Gabriel Escobar do t’i bashkohet të dërguarit special Miroslav Lajçakut në Bruksel, Prishtinë dhe Beograd nga 30 janar deri më 4 shkurt, për të inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles