Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se kanë vdekur pesë persona dhe pesë të tjerë janë plagosur, derisa një ushtar ukrainas hapi zjarr në një fabrikë ushtarake.
Një pjesëtar i Gardës Kombëtare Ukrainase është ndaluar pas sulmit, në të cilin mbetën të vrarë katër ushtarë dhe një punëtor në qytetin lindor, Dnipro, shkruan CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se nuk ka shenja të menjëhershme për motivin e mundshëm të sulmit që e kreu ushtari.
Sipas ministrit ukrainas të Punëve të Brendshme, Denys Monastyrsky, një komision do t’i hetojë shkaqet që çuan në veprimin e ushtarit dhe do ta vlerësojë gjendjen mendore të tij, kur i ishte lëshuar leja për armë.
Në rrjete sociale është publikuar një video, ku ushtari shihet duke shtënë me armë të gjatë në drejtim të kolegëve në një dhomë të vogël. Njëri nga ushtarët e vrarë shihet u shtrirë me gjakderdhje të madhe nga koka.