Kurti thotë se rritja e rasteve ishte e pashmangshme – “Masat e ndërmarra nuk kanë rënë nga qielli”

Kurti thotë se rritja e rasteve ishte e pashmangshme – “Masat e ndërmarra nuk kanë rënë nga qielli”

Pas kritikave që mori nga deputetët e opozitës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvend ka folur për masat e ndërmarra më 21 janar kundër COVID-19.

Ai ka thënë se të gjitha këto masa i kanë ndërmarrë për të ngadalësuar përhapjen e varianti Omicron, duke shtuar se ato nuk kanë rënë nga qielli, por janë marrë në koordinim me profesionistët shëndetësor.

“Masat e ndërmarra nuk kanë rënë nga qielli por ato kanë qenë të bazuar nga profesionistët shëndetësor. Jemi qeveri që nuk marrim vendime për përfitime politike, por po ashtu edhe vendime të vështira por për të mirën e qytetarëve”, ka thënë ai, raporton FrontOnline.

Ndërsa, ka treguar arsyet se përse i kanë ndërmarrë këto masa.

“Si qëllim kryesor i masave është që së paku ta ngadalësojmë rritjen e rasteve sepse nuk e ndalim dot. Së pari ngadalësimi do të mundësojë që të mos ketë shumë ata që kërkojnë trajtim në spitale, edhe numrin e shtretërve edhe numrin e punonjësve e kemi të kufizuar dhe së dyti një ngadalësim i tillë ju jep kohë qytetarëve që të vaksinohen sa më masivisht”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Kurse, ka thënë se interesimi i qytetarëve për vaksinim po shtohet nga dita në ditë dhe kjo rritje do të ndihmojë vendin që të kalojë këtë valë me s amë pak pasoja. / Gazeta Enigma.

Related Articles