Në orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar gjashtë vdekje nga COVID.
Ndërsa, një mijë e 549 raste të reja me COVID nga pesë mijë e 662 testime.
MSH-ja tutje njofton se më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 705.
Janë 23 mijë e 168 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar një mijë e 794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227 mijë e 629.
Shqipëria ka konfirmuar gjithsej 254.126 raste pozitive, prej tyre 227.629 janë shëruar, 23.168 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.329 pacientë, njoftojnë mediat në Shqipëri. /Gazeta Enigma/.