Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 300 euro dhe me ndalim të vozitjes për tre muaj

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 300 euro dhe me ndalim të vozitjes për tre muaj

Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobë prej 300 eurove dhe i ka ndaluar për tre muaj drejtimin e mjetit një personi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar gjatë vozitjes, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë ishte duke drejtuar automjetin me 257 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.

“Duke u bazuar në video incizimet e publikuara në rrjete sociale ku shihet shoferi duke drejtuar automjetin në Autoudhën “Ibrahim Rugova”(Mazgit drejtimi Veternik) me shpejtësi 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h”.

“Është arritur që të identifikohet shoferi, ku sot me date 28.01.2022 i njëjti ka pranuar kundërvajtjen dhe në prezencën e tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, neni 56 pika 2, (gjobë 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles