Mjaltina Kadriur, 12-vjeçare rrëfen se rreth dy javë më parë, u sulmua nga qentë endacakë në qendër të Prishtinës, derisa ishte duke shkuar për ta marrë vëllanë nga shkolla.
Ajo, në “InfoMagazine”, u shpreh se tani ndihet më mirë dhe është duke u rikuperuar.
“Jam pak më mirë dhe shpresoj se në ditët në vijim do të jem më mirë”, u shpreh Kadriu.
“Jam viktima që jam sulmuar nga qentë endacakë para ca ditësh në afërsi të shtëpisë sime, edhe pse kam ende plagë në duar, dhëmbët, hunda, balli dhe e kam lënduar edhe kokën, shpresoj se shumë shpejt do të shërohem dhe do të bëj më mirë”, shtoi tutje ajo.
Tutje, ajo tha se ndihet e frikësuar nga qentë endacakë kur niset për në shkollë.
“Unë kam pasur ngarkesa, tash bëj trajtime te psikologu, disi jam e frikësuar, se kur dal në rrugë apo kur nisem për në shkollë frikësohem se po më sulmojnë prapë qentë endacakë. Shpresoj se nuk do t’i ndodh askujt një gjë e tillë”, përfundon ajo.