Haki Abazi protestën e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës e lidh me Rusinë

Haki Abazi protestën e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës e lidh me Rusinë

Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt këtë të shtunë ka organizuar protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, lidhur me protestën kundër shtrenjtimit të rrymës, ka reaguar përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook duke thënë se çështja e energjisë nuk duhet shfrytëzuar për vota.

Abazi në këtë shkrim ka bërë një analogji ndërmjet përpjekjeve të Putinit për destabilizim përmes reduktimit të gazit dhe tollovive në tregun e energjisë dhe protestës që po organizohet sot në Kosovë nga partia e Dardan Molliqaj

Tutje ai ka thënë se protesta është e drejtë qytetare, megjithatë sipas tij duhet kuptuar thelbin e problemit dhe nuk duhet rënë në “kurthat” që synojnë destabilizimin e Evropës dhe botës demokratike.

“Protesta është e drejtë demokratike qytetare, por të kuptuarit e rrënjës së problemit për të cilin protestohet po ashtu është e drejtë qytetare, që duhet të na udhëheqë në rrugën e kohezionit dhe veprimeve që janë të mençura dhe të duhura. Më së paku na duhet të biem në “kurthat” që janë ndërtuar për qëllime të palëve që synim e kanë destabilizimin e Evropës dhe botës demokratike”, ka shkruar Abazi./Gazeta Enigma/

Related Articles