Ndonëse u tha nga opozita se nuk do të jenë pjesëmarrës në protestën e PSD-së, një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi që në këtë protestë janë parë disa anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë protestë nga PDK-ja janë deputeti, Hisen Berisha, si dhe anëtarja, Besa Ismaili.
Aktualisht, protestuesit janë pranë objektit të Qeverisë.
Ata po brohorasin “poshtë qeveria” dhe “Albin mashtruesi”.