Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas publikimit të shpenzimeve të presidentes, Vjosa Osmani, i cili ka shkruar në profilin e tij në Facebook se mburrja e presidentes me uljen e shpenzimeve të institucionit që e drejton flet qartë për mos punën e saj dhe izolimin drastik që i ka bërë shtetit duke mos u pritur nga asnjë vend aleat i Kosovës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Tutje Gjoshi ka shkruar se për aq sa ka zhvilluar aktivitete presidentja aktuale, më mirë Kosova do t’i kishte punët edhe pa president fare.
Gjoshi postimin e tij e ka nisur me këto fjalë ”Presidente , së pari nxjerr faturat e përmbushjeve të detyrimeve kushtetuese, tani flasim..!”.
“E paska bërë një “përpjekje” koti Presidentja Osmani, duke krahasuar shpenzimet e saj me presidentet paraprak! Osmani paska prezantuar “faturat” e shpenzimeve, se ajo” më së paku paska shpenzuar nga të gjithë paraardhësit e saj”, ka thënë Gjoshi.
“Unë po ja sjellë në dijeni taksapaguesve, se ”le të flejnë zbathur” se zonja Osmani jo vetëm që ka ulë shpenzimet, por ajo nëse vazhdon me këtë “gjumë dimëror” kanë me zënë shumë pranvera duke shpenzuar pak para të buxhetit për punë zyrtare , sepse ajo nuk ka kryer asnjë obligim kushtetues ! E si të shpenzohet buxheti pa dalë përjashta zyrës …?! E si të shpenzohen paratë për bileta pa vizita zyrtare jashtë vendit në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese?!” ka shkruar ai.
Gjoshi shkrimin e tij e ka vazhduar me pyetje për presidenten Osmani.
“Po ku na paska qenë Presidentja për vizitë zyrtare ,për të bërë shpenzime për bileta udhëtimi ? Madje, as për darka e dreka nuk janë bërë shpenzime ,sepse askush nga qarqet vendimarrëse ndërkombëtare nuk ja ka çelur derën e shkelë pragun e zyrës:? Në vend të shpenzimeve është dashtë të prezantoi punët”.
Kush i tha puna e mbarë në një punë të hajrit për Kosovën? Ka vazhduar Gjoshi.
“Kjo drejtuese e shtetit e ka izoluar Kosovën . Besoni, se mos me pasë fare president edhe me shumë ulen shpenzimet…! Lëreni “pallavrat” po nisjani punoni diçka se ja mbylltë të gjitha dyert Kosovës!”.
“A e din Presidentja, se Kosova ka pozitën më të ulët në marrëdhëniet ndërkombëtare, për shkak të paditurisë dhe mosveprimit tuaj! Ju, me izolimin që i keni bërë vendit vërtetë nuk do të shpenzoni sa shpenzuan të gjithë presidentët tjerë, por edhe nuk do të bëni asnjë punë të mbarë për Kosovën. Në kohën kur Serbia po bën diplomaci agresive ndaj Kosovës, ju dhe qeveria po merrni me ja nxirë xhamat e makinës së “Komandant” Prindonit, por më shumë po ja nxini xhamat e perspektivës së Kosovës…!”, ka përfunduar Gjoshi. /Gazeta Enigma/