Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se këtë jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Ky mot i ndryshueshëm do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.
Ndërsa, në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë celsius ditën e premte.
Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore. /Gazeta Enigma/.