Në Rusi, është shfaqur një numër i madh i rasteve të reja me COVID-19, të dielën, derisa varianti shumë Omicron është përhapur nëpër tërë vendin.
Taskforca shtetërore e koronavirusit raportoi se 121,288 persona janë prekur me koronavirus në 24 orët e fundit. Ky kjo konsiderohet si shifra me e lartë deri tani që është shënuar brenda një dite.
Në fillim të muajit brenda 24 orëve numri maksimal i rasteve të reja ishte rreth 15 mijë, ndërsa tani është tetë herë më i lartë.
Tutje, deklarohet se 668 njerëz kanë vdekur, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 330,728.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve të premten se “është e qartë se ky numër është më i larti që është shfaqur ndonjëherë, sepse “shumë njerëz nuk testohen” ose nuk kanë simptoma.
Peskov e pranoi se shumë njerëz në administratën presidenciale janë infektuar me virusin.
“Shumica dërrmuese vazhdojnë të punojnë nga shtëpia pasi janë izoluar,” tha Peskov. / Gazeta Enigma.