I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot do të vijnë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një postim në “Twitter”, Lajçak publikoi një fotografi nën shoqërinë e Escobar.
“Në rrugën tonë drejt Kosovës”, shkroi Lajçak.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.
“Mezi presim që së shpejti të mirëpresim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak
dhe Përfaqësuesin Special të ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.
Gjatë vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak pritet të takohen me lidershipin politik, si dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë paralajmëruar se paditen e sotme do të takohen me dy emisarët perëndimor.
Dy diplomatët e huaj përveç takimeve me drejtuesit e institucioneve do të takohen edhe ma partitë opozitare.
Nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar se Escobar dhe Lajçak të martë do të takohen me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Po ashtu dy diplomatët do të takohen me Abdixhikun, të martën në ora 10:30./ Gazeta Enigma.