Muhamed Dubova ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në Evropë.
Talenti i madh i Gjilanit karrierën do ta vazhdoj në Sllovaki.
20-vjeçari megjithatë është larguar nga Gjilani për ta vazhduar karrierën në futbollin sllovak.
Dubova karrierën do ta vazhdoj tek skuadra e Ligës së Dytë në Sllovaki, FK Dubnica.
Ka qenë vet sulmuesi i talentuar që nëpërmjet një njoftimi ka njoftuar se karrierën do ta vazhdoj tek kjo skuadër.
Një gjë të tilë e kanë konfirmuar edhe nga SC Gjliani në profilin e tyre në Facebook të cilët njoftuan se kanë arritur marrëveshje zyrtare me FK Dubnica nad Váhom nga Sllovakia për transferimin e futbollistit Muhamed Dubova.
“Detajet e transferimit nuk janë publike, ndërkohë që dokumentacioni tashmë është kompletuar me futbollistin që i është bashkuar klubit nga Sllovakia”.
Tutje “Sport Club Gjilani falenderon futbollistin Muhamed Dubova për bashkëpunimin dhe njëherit i uron shumë fat dhe sukses në karrierën e tij futbollistike”./Gazeta Enigma/