Stafi mjekësor në Spitalin e Pejës ka bërë të ditur se një vajzë e mitur ka lindur një foshnje.
Me këtë rast, mashkulli i cili dyshohet se është babai i foshnjës është intervistuar nga prokurori dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Nga personeli i Spitalit të Pejës, është informuar se viktima femër kosovare e mitur, ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull kosovar është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Gazeta Enigma/.