Policia e Kosovës, stacioni policor në Pejë ka marrë një informat për një rast kanosje në rrugën “Gani Kelmendi” në Pejë.
“Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarës, sipas të dyshuarit të parë deri sa ishte duke punuar në pronën e tije është kanosur nga i dyshuari i dytë, me një mjet të mprehtë (thikë).
“I dyshuari i parë është futur në shtëpi dhe ka marrë një armë (pistoletë) dhe i dyshuari i dytë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore kanë arrestuar dy (2) të dyshuar, nga i dyshuari i dytë është konfiskuar arma e tipit Ekol 99, ne koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë. /Gazeta Enigma/.