Merkato e zbehtë nga ekipet që pretendojnë titullin kampion, këto janë të gjitha transferimet në Superligë!

Merkato e zbehtë nga ekipet që pretendojnë titullin kampion, këto janë të gjitha transferimet në Superligë!

Afati kalimtar i janarit ka përfunduar mbrëmë me 31 dhjetor.

Lëvizjet e futbollistëve në Superligën e Kosovës këtë merkato kanë qenë shumë të zbehta, shkruan Gazeta Enigma.

Në këtë afat kalimtar më së shumti kanë qenë aktiv skuadrat të cilat po luftojnë për mbijetesë, kurse ekipet që janë duke luftuar për kreun e tabelës kanë bërë lëvizje të pakta.

Gjilani si lider i Superligës së Kosovës ka bërë vetëm një ndryshim, ku ditën e sotëm e kanë prezantuar futbollistin Redon Ismaili i cili vjen nga akademia e tyre, por që ishte i huazuar te skuadra e Vllaznisë së Pozheranit. Skuadra gjilanase e kishte të bllokuar merkaton nga UEFA deri në ditën e fundit.

Skuadra tjetër gjilanase Drita nuk ka kryer ndonjë transferim në këtë afat kalimtar, por ka larguar disa futbollistë, ndër ta edhe Erjon Vucaj dhe Agim Zeka.

Klubi i Ballkanit në këtë afat ka bërë njërën ndër goditjet më të mëdha duke transferuar qendërmbrojtësin e njohur, Lumbardh Dellova. Skuadra nga Suhareka gjithashtu sot ka prezantuar edhe sulmuesin anësor Dilivio Hoffman.

Llapi në këtë afat kalimtar ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e Gjilanit, Ismet Hamdiu dhe lojtarin afrikan, Abedel Latif Amadu.

Kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina, ka qenë më aktive se skuadrat tjera duke transferuar futbollistë sikurse Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sulley, Josip Tomaseviq, Gentrit Begolli dhe Adonis Aliu.

Transferime të mëdha në këtë merkato ka bërë edhe skuadra e Malishevës e cila ka transferuar katër futbollistë më përvojë shumë të madhe në elitën tonë. Bëhet fjalë për Fidan Gërbeshin, Labinot Ibrahimin, Xhevdet Shabanin dhe Behar Maliqin.

Edhe skuadra e Dukagjinit ka qenë mjaftë aktive duke zyrtarizuar disa futbollistë me mjaftë përvojë sikurse Mentor Zhdrella, Dren Gashi, Stefan Nikoliq, Hugo Perusses, Melosh Zenunaj, Victor Vieira.

Ulpiana e cila pritet të luftojë për mbijetesë ka bërë disa ndryshime duke transferuar 7 futbollistë. Skuadrën nga Lipjani e kanë përforcuar Bebeto, Elmir Lekaj, Esosa Irogue, Domagoj Franic, Qlirim Avdulli, Gonzalo Fagiuoli dhe Andi Thaqi.

Klubi “kuqezi” i Drenicës ka arritur marrëveshje vetëm me futbollistin e Ballkanit, Albin Kapra. Drenica është duke kaluar në krizë të madhe financiare dhe se futbollisti i është bashkuar ekipit në formë huazimi deri në fund të edicionit.

Gjithashtu edhe Feronikeli është duke kaluar në krizë të madhe financiare. Skuadrës nga Drenasi pothuajse i janë larguar të gjithë lojtarët dhe nuk ka arritur marrëveshje me asnjë futbollist.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles