Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin mbikëqyrës të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Trepça” Sh.A.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ndërmarrjet publike do t’i shndërrojnë në kontribuues të buxhetit të Kosovës.
“Ndërmarrjet publike dalë nga dalë do t’i shndërrojmë nga barrë të buxhetit në kontribuues të tij. I kemi edhe 10 ndërmarrje publike me borde të përkohshme për të cilat do të ketë konkurse të rregullta”, ka deklaruar Kryeministri Kurti.
Kurti ka njoftuar se për këtë bord kanë aplikuar 57 kandidatë.
Komisioni qeverisë ia kishte rekomanduar listën prej 19 kandidatëve.
Bordi mbikëqyrës ka këtë përmbajtje: Kryesues Bahri Hyseni, Ibrahim Krasniqi anëtarë, Muharrem Peci anëtar, Bujar Bilalli anëtar, Xhevdet Tahiri anëtar.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci abstenoi në këtë votim.