Me ndeshjet e Kupës së Kosovës do të startoj stinori pranveror në futbollin kosovar.
Ekipet e Ligës së Parë do kenë më shumë pushim se ekipet e Superligës, shkruan Gazeta Enigma.
Tashmë disa skuadra veçse ndodhen në qytetin bregdetar të Durrësit ku po e zhvillojnë fazën përgatitore.
“Enigma” mëson se mesfushori i njohur kosovar, Edon Zeqiri, ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik “Rahoveci”. Gjithashtu, mësohet se Zeqiri tashmë i është bashkuar ekipit dhe është paraqitur në ndeshjen miqësore ndaj Flamurtarit të Prishtinës ku arriti të realizoi gol.
Kujtojmë që Zeqiri së fundmi ka qenë pjesë e Llapit ku arriti të fitoj edhe Kupën e Kosovës në futboll. Më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat Flamurtarit, Malishevës dhe klubit të shuar Hysit.
/GAZETA ENIGMA/