Sport Club “Gjilani” është njëra ndër klubet më të organizuar në Kosovë.
Imazhi i klubit është rritur jashtëzakonisht shumë viteve të fundit, falë punës të palodhshëm nga udhëheqësit e klubit, shkruan Gazeta Enigma.
“Kuqebardhët” viteve të fundit kanë bërë prezantime të mrekullueshme dhe janë duartrokitur nga i gjithë opinioni sportiv.
Së fundmi, gjiganti anglez, Everton, ka prezantuar në radhët e veta futbollistin e njohur Dele Alli. Prezantimi i tij duket sikurse të ishte “kopjuar” nga skuadra gjilanase.
Me 15 gusht të vitit të kaluar skuadra e Gjilanit e kishte prezantuar portierin Arion Ymeri në formë të njëjtë.
Më poshtë i gjeni dy prezantimet dhe gjykojeni vetë: /GAZETA ENIGMA/