Futbollsiti i Manchester United Mason Greenwood pas lirimit me kusht të mërkurën, ku kaloi tre ditë në paraburgim mori edhe një “goditje” nga trajneri Gareth Southgate i cili ka marrë vendim që sulmuesi anglez nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Anglisë.
Ai akuzohet për përdhunim, sulm seksual dhe kërcënim me vdekje. Greenwood nuk do të jetë pjesë e Tre Luanve deri sa të zgjidhet kjo çështje raporton mediumi britanik The Sun.
20-vjeçari është akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së tij pas disa pamjeve të rënda, ku pretendohet që janë shkaktuar nga lojtari. /Gazeta Enigma/