Roma e gatshme ta shes Zaniolon

Roma e gatshme ta shes Zaniolon

Roma ka vendosur për fatin e futbollistit italian, Nicolo Zaniolo.
Klubi italian ia ka vendosur çmimin prej 40 milionë eurove, duke i çuar mesazh skuadrave të interesuara si Juventus, Milan dhe Tottenham që kanë shfaqur interesim për 22 – vjeçarin.

Kontrata e lojtarit është valide deri në qershorin e vitit 2024, ndërsa negociatat për zgjatje duket se kanë ngecur.

Gjallorosët janë dorëzuar dhe ka vendosur çmimin prej 40 milionë euro, raporton Calciomercato.it përcjellë ‘Engima’.

Mesfushori me tipare sulmuese u ble nga Interi për 4.5 milionë euro në vitin 2018, para debutimit të tij në Serie A, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit që përfshinte Radja Nianggolan.

22-vjeçari ka shënuar katër gola dhe pesë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat për Romën në sezonin 2021/2022. /Gazeta Enigma/

Related Articles