Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është liruar.
Pas lirimit, Molliqaj tha se është marrë peng dhe se nuk ka qenë i arrestuar.
“E para që mund të konstatoj është se unë kam qenë i marrur peng”, tha Molliqaj.
“Pra unë jam marrë peng nga një polici e cila është dirigjuar me udhëheqje politike dhe pa urdhër të prokurorit unë jam arrestuar”, tha Molliqaj duke treguar dokumentin e procesverbalit në T7. /Gazeta Enigma/.