Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 30 mijë e 871.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178 mijë e 768, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur tre mijë e 32 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 786 mijë e 709 doza të vaksinës.
Deri më sot 806 mijë e 884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa janë dhënë 84 mijë e 819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID. /Gazeta Enigma/.