Vdes gruaja që u aksidentua dje në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një grua ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, duke njoftuar se ajo është aksidentuar duke e goditur shtyllën e urës që ndodhet në autostradë.

“Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ajo ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor mirëpo pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles