Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve është regjistruar vetëm një vdekje nga COVID.
Nga 9 mijë e 253 testime, 1 mijë e 853 kanë rezultuar pozitivë me virus, derisa janë shëruar 1 mijë e 639 pacientë.
Kosova ka 31 mijë e 84 raste aktive, ndërsa 20.02 përqind është pozitiviteti i rasteve.
Brenda 24 orëve janë vaksinuar dy mijë e 416 qytetarë, ndërsa doza të administruara në total janë mbi 1 milion. /Gazeta Enigma/.