Raporti krahasues i statistikave të aksidenteve në trafik për Ballkanin Perëndimor, nxjerr Kosovën me më së paku vdekje për 1 milion banorë.
Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë jo vetëm për republikën e Kosovës, por edhe për shumë shtete të Evropës dhe të Botës.
Sipas raportit “Fatalities for 2020 – Annual Statistics for Western Balkans” në të cilin janë analizuar statistikat e aksidenteve me vendet e Ballkanit Perëndimor i publikuar me datë 20.04.2021, për vdekjet në aksidentet e trafikut rrugor për vitin 2020 dhe krahasimin 2010-2020 për 1 milion banorë, vërehet se Kosova krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka më së paku vdekje për 1 milion banorë.
Meqë aksidentet në trafikun rrugor paraqesin një problem të natyrës multi-disiplinare atëherë edhe përballja me këtë problem kërkon angazhimin e të gjithëve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi sukses në uljen e mëtutjeshme të numrit të aksidenteve, e në veçanti të atyre me fatalitet.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi.
Në vijim keni grafikonet e “Fatalities for 2020 – Annual Statistics for Western Balkans”.