Trajneri i Drenicës: Sikur të kishim përkrahje nga kryesia besoj që do t’ia dilnin të arrinim Evropën

Trajneri i Drenicës: Sikur të kishim përkrahje nga kryesia besoj që do t’ia dilnin të arrinim Evropën

Trajneri i klubit “Drenica”, Tahir Lushtaku, ka folur në lidhje me situatën në cilën ndodhet klubi, synimet, transferimet dhe çështje të tjera.

Lushtaku në një intervistë për Klankosova.tv ka thënë se janë përgatitur maksimalisht për stinorin pranveror, teksa shtoi se nëse e kalojnë Prishtinën, do të jenë pretendent për Kupën e Kosovës.

“Përgatitjet kanë filluar me kohë, fazën përgatitore e kemi kryer mjaftë mirë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Dhe besoj që kemi punuar shumë që të jemi të gatshëm si për Kupë ashtu edhe për Kampionat. Lëndime s’kemi pasur përveç Bruno Arrabalit, të gjithë tjerët kanë kaluar fazën me sukses”, ka thënë Lushtaku.

Ai deklaroi mes tjerash se gjendja në klub për nga ana financiare është përmirësuar.

“Gjendja në klub është e mirë, gradualisht është duke u përmirësuar nga ditë në ditë gjërat po vijnë në vendin e vet, dhe besojmë që do të vijnë edhe më mirë ditëve në vijim”.

“Pavarësisht që kemi disa largime shumë të rëndësishme si Denisson dhe Qaqi dhe disa tjerë. Ne kemi arritur t’i bëjmë disa transferime por që kanë ardhur paksa më vonë por janë lojtarë që besoj që kanë me ndihmuar në pjesën pranverore”, theksoi Lushtaku.

Lushtaku theksoi gjithashtu se nëse do të kishin përkrahjen nga kryesia gjatë stinorit vjeshtor, do ta arrinin Evropën, ku shtoi se nëse arrijnë ta eliminojnë Prishtinën, do të jenë pretendent për ta fituar Kupën e Kosovës.

“Nëse flasim për synime dhe situatën çka ka qenë në pjesën e vjeshtës, sot është një dallim i madh, sepse në vjeshtë e patëm nisë në mënyrën më të mirë të mundshme, kemi pas synimet më të mëdha, sipas rezultateve që kemi pas, pa problemet financiare që na u shfaqën më vonë. Sikur të kishim pasur përkrahjen dhe me përkrahje nga kryesia në atë kohë besoj që do t’ia dilnin të arrinim Evropën. Por tash jemi në një situatë, ku mendojmë që të hyjmë në kampionat që të tregojmë futboll cilësor dhe të kënaqim shikuesit tani dhe të jemi sa më lartë në tabelë, kurse te pjesa e Kupës mendoj se nëse arrijmë të kalojmë këtë ndeshje (me Prishtinën) mendoj që do që jemi një nga kandidatët që të ndjekim kupën deri në fund që të arrijmë Evropën”, shtoi Lushtaku.

Trajneri i “Drenicës” deklaroi më tej se gjendja në klub tani është duke u normalizuar.

“Sezonin e kaluar problemet kryesore kanë tre mujorëshi i fundit pa paga, kemi qenë pa kryesi, vetëm shtabi teknik dhe futbollistët pa përkrahje, përkundër kësaj me shumë vështirësi, kemi arritur të dërgojmë deri në fund stinorin deri në fund besnik klubit, çka është për t’u falënderuar lojtarët dhe kolegët për sakrificën. Sot është një situatë tjetër që mendoj se shumë shpejt klubi do të organizohet dhe do të gjej mënyra edhe pse deri më tani tri paga janë paguar dhe gjithçka po shkon drejt normalizimit”, është shprehur Lushtaku.

“Kemi punuar shumë në stinorin vjeshtor, kishim ecuri të mirë, lojën e mirë, rezultatet, e vetmja situatë ishte kur ne kishim më së shumti përkrahje nga ana e kryesisë dhe donatorëve, ndodhi e kundërta, ndodhën problemet financiare dhe organizative, ne arritëm ta kalojmë këtë me shumë sakrificë dhe jemi këtu ku jemi”, ka thënë në fund Lushtaku./Gazeta Enigma/

Related Articles