Erdogan me mesazh falënderues për Osmanin: Përshëndes popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës

Erdogan me mesazh falënderues për Osmanin: Përshëndes popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan së bashku me bashkëshorten e tij Eminen, janë infektuar me COVID-19.

Pas bërjes publike të këtij lajmi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter, i uroj shërim të shpejtë homologut të saj nga Turqia dhe bashkëshortes së tij.

“I uroj shërim të shpejtë presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe zonjës së parë Emine Erdogan. Qoftë e kaluar”, shkroi Osmani.

E këtë urim të Osmanit siç duket e ka mirëpritur presidenti turk i cili ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për urimin e saj.

“Zonja Presidente, unë dhe bashkëshortja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe të përshëndesim në praninë tuaj popullin mik e vëllazëror të Kosovës. Faleminderit”, ka shkruar Erdogan në Twitter.

Presidenti turk ka bërë të ditur se është në krye të detyrave dhe se po vazhdon punën nga shtëpia.

Ndryshe, Erdogan deri më tani është vaksinuar tre herë kundër COVID-19./Gazeta Enigma/

Related Articles