Për shkak të motit të lig, është shtyrë gara e lëshimit në skijim alpin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për shtyerje e ka konfirmuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në këtë garë do të marrë pjesë edhe skitari nga Kosova, Albin Tahiri.
Fillimisht gara ishte shtyrë për disa orë, ndërsa pasi që situata nuk pati përmirësim u vendos të shtyhej për një ditë tjetër.
Në LOD “Pekin 2022”, Kosovën do ta prezantojnë Albin Tahiri e Kiana Kryeziu. / Gazeta Enigma.