Prishtina triumfon me vështirësi ndaj Drenicës, kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina triumfon me vështirësi ndaj Drenicës, kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Klubi Futbollistik “Prishtina” është kualifikuar me shumë vështirësi në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit triumfuan me dramë ndaj Drenicës me rezultat 2:1 pas 120 minutave lojë, ngase 90 minutat e rregullta ishin të barabarta 1:1.

Drenica ishte e para që kaloi në avantazh me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 61-të, për ta barazuar Krasniqi në të 95-tën minutë, gol me të cilin skuadrat shkuan në vazhdime.

Me të nisur pjesa e parë e vazhdimeve, gjegjësisht në minutën e dytë, Prishtina shfrytëzoi dëshpërimin e futbollistëve “kuqezi” dhe përmbysi rezultatin me Sylley që debutoi me gol për Prishtinën.

/Gazeta Enigma/

Related Articles