Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka bërë një gjest tejet të veçantë për Ëmbla Ademi, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohet nga klasa për shkak se ishte me “Syndrome Down”.
Ajo tani po e vazhdon shkollimin normalisht falë reagimit nga opinioni publik.
Me këtë rast Pendarovski i ka bërë një vizitë asaj duke e marrë dhe e dërguar në shkollë dorë për dore.
Ndiqni pamjet e publikuar nga Klan Macedonia.