Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, këtë të hënë ka qëndruar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku edhe është pritur nga drejtori i spitalit, Skënder Dreshaj, dhe me personelin e këtij spitali ku edhe u bisedua për punën që kruhet aty, sfidat dhe projektet për të ardhmen, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Ministri Latifi falënderoi drejtuesit e spitalit dhe personelin për punën e bërë dhe kujdesin e treguar në trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje të tjera.
Ministri theksoi nevojën “që spitalet e përgjithshme ta kenë kuadrin e tyre profesional, ndërsa riorganizimi i resurseve do të mundësonte që spitalet ta kenë kuadrin e nevojshëm, sidomos për ato lëmi ku numri i tyre është i vogël”.
Gjatë kësaj vizite u theksua edhe rëndësia e avancimit dhe përdorimit të teknologjisë informative në funksion të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore dhe përdorimi i telemjekësisë, gjithashtu.
Spitali i Pejës ka afër 600 të punësuar dhe ofron shërbime shëndetësore dytësore për qytetarët e komunave që gravitojnë në Rajonin e Pejës./Gazeta Enigma/