Mbi 1 mijë shtatzëna u larguan nga puna në vitin 2021

Mbi 1 mijë shtatzëna u larguan nga puna në vitin 2021

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për të diskutuar lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtje dhe diskriminim.

Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, tha se ligji nuk është duke u implementuar në tërësi, duke shtuar se mbi 90 përqind e grave ngacmohen seksualisht në punë.

Ndërsa drejtoresha në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj, tha se më së shumti po diskriminohen gratë shtatzëna.

Sipas saj, rreth 1,550 grave shtatzëna iu është ndërprerë marrëdhënia e punës në sektorin privat./Gazeta Enigma/

Related Articles