Reshjet e borës që ranë gjatë pasdites të së hënës kanë shkaktuar kaos të madh rrugëve dhe trafik në Prishtinë, shkruan Gazeta Enigma.
Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren duke kryer detyrat e tyre.
Kurse, Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët që shpien për te pikat kufitare janë të kalueshme.
Sipas njoftimit të gjitha rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore.