Mitrovicë: Sekuestrohet arma e postuar në rrjete sociale

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në profilin e tyre në Facebook ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i cili ditë më parë kishte postuar foto me armë në rrjete sociale, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Ditë më parë në rrejte sociale i dyshuari kishte postuar foto me armë në dorë, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme hetuesit policor me datë 7 shkurt 2022, kanë arritur të lokalizojnë dhe identifikojnë të dyshuarin, nga i cili është sekuestruar një armë e gjatë AK-47”, thuhet në njoftimin  e tyre.

Tutje policia ka shtuar se “për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari A. T., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit i dyshuari me urdhër te prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”. /Gazeta Enigma/

Related Articles