Një person në Gjakovë është arrestuar pasi kishte vjedhur kamerën e sigurisë në shkollë, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari pasi është intervistuar është liruar me procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.
Sipas PK-së, vjedhja ka ndodhur më 7 shkurt rreth orës 08:00 të mëngjesit.
“Rr. Elton Zherka, Gjakovë 07.02.2022 – 08:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nga një objekt shkollor kishte vjedhur një kamerë të sigurisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./GazetaEnigma/