Të martën, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sot ka aprovuar tarifat e energjisë elektrike.
Sipas vendimit të ZRRE-së energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet për konsumatorët që i shpenzojnë deri në 800 kilovat orë, ndërsa ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovat do të paguajnë 12.5 cent për kilovat, apo një rritje prej 100%.
“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.
Sipas ZRRE-së, rreth 20% e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor. / Gazeta Enigma.