Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, pesë persona humbin jetën nga COVID-19

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, pesë persona humbin jetën nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se për 24 orë, pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga 6 mijë e 767 testime, 1 mijë e 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Deri më sot janë dhënë 90 mijë e 619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Kurse, të mërkurën janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 mijë e 645.

Në total numri i rasteve aktive është 18 mijë e 506./Gazeta Enigma/

Related Articles