Milani ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lazios, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Pas kësaj fitoreje Milani është kualifikuar në gjysmfinale ku do të takohet me Interin. Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 2 mars dhe më 20 prill, shkruan Gazeta Enigma.
Rafael Leao shënoi për 1-0 në minutën e 24-të pas asistimit të Romagnolit.
Olivier Giroud i shënoi dy gola të shpejtë në minutat e 41-të dhe 45-të për rezultatin 3-0.
Për rezultatin përfundimtar 4-0 shënoi Franck Kessie në minutën e 79-të.
Four goals, job done ????#MilanLazio #CoppaItaliaFrecciarossa #SempreMilan @Acqua_Lete pic.twitter.com/IQnSlEcHH1— AC Milan (@acmilan) February 9, 2022