Është emëruar zyrtarja për mbrojtje dhe ngacmime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti e ka konfirmuar për Gazetën Enigma se Drita Hyseni është emëruar zyrtare për mbrojtje nga ngacmimet seksuale në UP.
“Po është emëruar Drita Hyseni zyrtare në rektorat për ngacmime seksuale”, ka thënë Sahiti për Gazetën Enigma.
Rregullorja për parandalim dhe mbrojtje nga ngacmimi seksual dhe ngacmimi në UP është miratuar më 15 maj 2021./GazetaEnigma/